FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jovanoviç: Serbia ta njohë menjëherë Kosovën

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE. Ai në një intervistë për Tanjug, kësaj radhe, përveç Kosovës, ka përmendur edhe çështjen e Bosnje e Hercegovinës. Jovanoviq, kohë më parë i ka ftuar elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi që ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”. “Në Serbi duhet të vazhdohet të largohen raportet e urrejtjes më Kosovën, më shpejtë sesa që kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim rajonit, varet e ardhmja”, ka thënë kreu i liberalëve serbë.  “Kjo do të thotë që Serbia sa më shpejtë ta jep pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve, që do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa për politikën vendore ndërprerjen e krijimit atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë Jovanoviç. (Infokosova.net)

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?