FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kanadaja bën sulmin e parë kundër IS

Ky është sulmi i parë prej se Kanadaja i është bashkuar koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër IS.

Përmes një deklarate të lëshuar më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes Nicholson ka thënë se dy avionë kanadezë CF 18 kanë goditur objektiva të IS, në Falluxha të Irakut.

Muajin e kaluar, qeveria e Kanadasë ka bërë të ditur se ajo do të marrë pjesë në sulmet kundër IS në Irak, për gjashtë muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për t’iu bashkuar kësaj fushate, pason nga sulmet fatale ndaj dy ushtarëve kanadezë muajin e kaluar, për të cilat policia ka thënë se janë kryer nga persona radikal të konvertuar në Islam.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?