Kaos në Washington nga përmbytjet, trafik e mungesë energjie

Washigtoni është përfshirë nga rrjeshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje të mëdha. Si pasojë, rrugët janë bllokuar, po më të rrezikuara janë metrotë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se pasagjerët kanë udhëtuar në kushte të vështira dhe të rrezikshme. Disa persona janë detyruar të braktisin makinat e tyre dhe të hipin sipër tyre. Një numër i madh banorësh kanë mbetur pa energji elektrike.+

Skuadrat e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat më të rrezikuara për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin rrugët. Rreshjet e shiut janë pakësuar në pjesën më të madhe të Washingtonit, por në disa zona vijojnë rreshjet e denduara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar kaos në Washington. Rugët janë bllokuar, mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa metrotë janë më të rrezikuarat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?