Kim Jong ekzekuton arkitektin, nuk i pëlqeu aeroporti i ri

Edhe pse vendi po vuan nga një thatësirë e tmerrshme dhe një zi buke, diktatori Kim Jong Un inauguroi terminalin e ri të aeroportit luksoz të kryeqytetit.

Përveç kësaj, diktatori u shfaq në media me gruan e tij bukuroshe, Ri Sol-ju, për herë të parë pas shumë kohësh.

Por Mirror raporton se Kim Jong-un ka ekzekutuar arkitektin kryesor të aeroportit, pasi nuk i pëlqeu dizajni. Ma Won Chun u zhduk vitin e shkuar, ndërsa tani është mësuar se ai është ekzekutuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ma u ekzekutua për shkak ‘të praktikave korruptive dhe për shkak se nuk ka ndjekur urdhrat’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është vrarë nëntorin e shkuar, pikërisht në kohën kur raportohej se rinovimi i aeroportit është pezulluar për shkak të pakënaqësive të liderit.

Në atë raportim thuhej se dizajnerët nuk kanë mbajtur në mendje idenë e partisë për bukurinë arkitekturore.

Aeroporti është një përpjekje e vendit për të tërhequr turistë të huaj. Brenda ka kafene, farmaci, një shatërvan me çokollatë, argjendari, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?