Kim Jong Un-i ekzekuton arkitektin e aeroportit, nuk i pëlqeu dizanji
Bota E Shtunë, 17 Prill 2021 03:56
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka dhënë urdhër për një tjetër ekzekutim të pazakontë. Ai ka urdhëruar që të vritet arkitekti i aeroportit të Phenianit. Urdhëri është dhënë vetëm e vetëm se Kim-it nuk i ka pëlqyer dizanji, pasi sipas tij, nuk ruante identitetin kombëtar. Aeroporti pritet që të hapet këtë javë dhe do të ketë fluturime në drejtim të Kinës dhe të Rusisë.

