Kina i ofron mbështetje Rusisë për sovranitetin dhe sigurinë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin të mërkurën, ku ka shprehur mbështetjen e tij për Mosknë, në lidhje me çështjet e sovranitetit dhe sigurisë.

Mbështetja e Kinës për Rusinë, vjen pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj saj nga vendet perëndimore.

Në bisedën telefonike të mbajtur në 69-vjetorin e Putin, Xi Jinping gu zotua të thellojë koordinimin strategjik midis dy vendeve, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Ndërsa, Kremlini bëri me dije përmes një njoftimi, se të dy udhëheqësit theksuan se marrëdhëniet e vendeve ishin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe riafirmuan angazhimin për “thellimin e vazhdueshëm të partneritetit gjithëpërfshirës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Kina ka kërkuar të qëndrojë neutrale ndaj konfliktit, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore.CNN

Swiss Digital Mobile Reklama

Tregtia dypalëshe e Kinës me Rusinë u rrit në tremujorin e parë të vitit, me 28% nga një vit më parë, sipas të dhënave të doganave kineze

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?