Kishin mbushur shtëpitë me para, arrestohen dy shqiptarë në Britani, sekuestrohen 400 mijë paund
Altjon Gjoni, 38 vjeç dhe Bejar Cozminca, 30 vjeç, të dy shqiptarë, janë arrestuar në Briatni, pasi akuzohen për për trafik droge dhe pastrim parash.
Ndërkohë, mediat e huaja, bëjnë me dije se policia në shtëpitë e dy shtetasve ka gjetur dhe sekuestruar 400 mijë paund, pasi dyshohet se janë të ardhura nga tregtimi i paligjshëm i lëndëve narkotike.
Mësohet se , oficerët e Policisë britanike kontrolluan dy banesa, një në Islington dhe një në Wembley, dhe sekuestruan mbi 200,000 £ para në secilën prej godinave.
Paratë ishin të ndara, paketuara dhe të ngjitura në forma blloku. /Ora News
KOHA JONË SONDAZH

