Konferenca më e madhe për shtyp, 1259 gazetarë për Vladimir Putin

Për të ndjekur konferencën e presidenti rus, Vladimir Putin, e cila do të mbahet sot, janë akredituar 1 259 gazetarë, nga të cilët mbi 200 janë të huaj.

Konferenca, më e madhja e shtypit në botë, e presidentit rus Vladimir Putin, do të mbahet në sfondin e krizës valutore dhe ekonomike që ka përfshirë dhe që po gjunjëzon vendin. Presidenti Putin do ta fillojë maratonën e pyetje-përgjigjeve në Qendrën e Kongreseve sot në orën 09.00. Konferenca e shtypit do të transmetohet në tre stacione televizive shtetërore dhe në tri radio. Rekordi i zgjatjes në kohë të këtyre lloj konferencave ka qenë në vitin 2008, kur Putini foli 4 orë e 40 minuta. Ndër temat më të trajtuara do të jenë: situata ekonomike, sanksionet perëndimore dhe kriza ukrainase.

SHKARKO APP