Koronavirusi: Shumëfishohen trenat e mallrave drejt Europës, Kina po prodhon 1.5 miliardë maska
Trenat e mallrave midis Kinës dhe Europës kanë kryer më shumë udhëtime me vëllim të shtuar të mallrave në tremujorin e parë të këtij viti, si një mjet i rëndësishëm i transportit ndërkombëtar për furnizimet për kontrollin e epidemisë gjatë pandemisë së COVID-19.
Në tremujorin e parë të këtij viti, trenat e mallrave Kinë-Europë realizuan 1941 udhëtime dhe transportuan mallrat prej 174 mijë TEU, me një rritje përkatësisht prej 15% dhe 18% në krahasim me vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Grupi Kombëtar i Hekurudhës i Kinës.
Trenat e mallrave realizuan 809 udhëtime dhe transportuan 73 mijë TEU në mars, duke shënuar rekord për vëllimin e një muaji.
Grupi theksoi se trenat e mallrave funksionojnë në segmente dhe nuk kanë të bëjnë me karantinën e personave, prandaj ato janë bërë një kanal i rëndësishëm i logjistikës për të siguar tregtinë normale midis Kinës dhe Europës si dhe transportin e furnizmeve për kontrollin e epidemisë.
Nga 21 marsi, kur u nis treni i parë për transportin e materialeve për kontrollin e epidemisë deri në fund të marsit, trenat e mallrave midis Kinës dhe Europës dërguan në Europë 333,800 njësi furnizimesh, me peshë të përgjithshme 494 tonë.
Pjesa dërrmuese e udhëtimeve ishte drejt Italisë, Gjermanisë, Spanjës, Çekisë, Polonisë, Hungarisë dhe Holandës.
Qysh nga vitit 2001, shërbimet hekurudhore midis Kinës dhe Europës janë konsideruar si një pjesë kryesore e nismës “Një brez, një rrugë”, në nxitjen e tregtisë dypalëshe.
1.5 Miliardë maska – Ndërkohë Ndërmarrjet shtetërore qendrore të Kinës (NSH) kanë shpejtuar ritmin e tyre në prodhimin e pëlhurave filtruese, një material kyç për maskat mbrojtëse të fytyrës, mes përpjekjeve për të frenuar sëmundjen e koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi rregullatori më i lartë i pasurive shtetërore.
Aktualisht, furnizimi i materialit nga NSH qendrore kineze arriti në 42.5 tonë në ditë, duke u dyfishuar në vetëm gjysmë muaji. Të dhënat treguan se NSH-të qendrore deri tani kanë prodhuar mbi 1500 tonë pëlhurë flitruese, me të cilën mund të prodhohen 1.5 miliardë maska.
/Marre nga CRI/
KOHA JONË SONDAZH

