Krenaria e ushtrisë kthehet në vatër virusi, kapiteni: Ne nuk jemi në luftë…
Me një kapacitet mesatar prej rreth 5000 ushtarësh, aeroplanmbajtësja bërthamore “Theodore Roosevelt” nga viti 1988 ka qenë krenaria e ushtrisë amerikane. Këtë herë është bërë pjesë e një skandali, ku edhe një herë sfondi mbetet pandemia e Covid-19.
Sekretari për Mbrojtjen Thomas Modly deklaroi se komandanti i i “Theodor Roosevelt”, ose TR siç e quajnë shkurt, kapiteni Brett Crozier është shkarkuar nga drejtimi pasi kishte shpërndarë disa kolegëve një letër ku thuhej ndër të tjerat se duhet të merreshin vendime urgjente për të shpëtuar ushtarët.
“Ne nuk jemi në luftë. Nuk ka nevojë që të vdesin marinarë. Në qoftë se nuk veprojmë tani, ne do dështojmë në përkujdesjen e asetit tpnë më të çmuar, marinarët”, shkruhej në letrën e komandantit Crozier, pasi në aeroplanmbajtësen kishin filluar të përhapshin rastet e koronavirusit.
KOHA JONË SONDAZH

