FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza në Ukrainë, po tani çfarë do të bëj Putin?

 

Prestigjozja ‘Forbes’ vjen me një artikull mbi ngjarjet politike dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe shpjegon rolin e “dorës së fshehtë”’ në këtë mes, e cila mendohet të jetë SHBA.  Ndoshta do të duket e çuditshme, por Rusia po kalon një periudhë krize, jo vetëm për faktin e pamundësisë ekonomike por edhe për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja. Ajo që vlen të përmendet është pikërisht mënyra që propozohet për të zgjidhur krizën ekonomike . Pavarësisht sanksioneve është e sigurtë se:

1.  Putin nuk  trembet! Përkundër asaj që përpiqen t’i shkaktojnë, Putin di se çfarë bën!  Për të kuptuar se çfarë po bën, është mirë të dëgjoni me kujdes fjalimin në Konferencën e tij të fundit.  Nga të gjitha shenjat që ai ka dhënë,  është e sigurtë se shkaktari kryesor i krizës nuk është  Ukraina dhe Krimeja por ndonjë plan dinak i perëndimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu që harrojeni që Putin të mposhtet. Ne mund të ndikojmë në lojën e tij, por jo në synimet e tij përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

2.  Çdo ditë do të kemi ukrainas që lindin dhe sovjetikë që vdesin. Pra ajo çfarë kërkojnë ata, është një Ukrainë e qëndrueshme dhe një shtet ku sundon e drejta dhe liria. Dhe kanë për ta arritur përtej zgjidhjeve dhe planeve të Putin, por a do të mundet t’i kontrolloi në kohë!

3.   Ngjarjet e fundit kanë bërë që çmimi i energjisë të ketë luhatje,  por kohët e fundit po shohim një  ekuilibër të këtij çmimi, duke na rikujtuar situatën e vitit të kaluar ku SHBA sanksionoi Rusinë për importimin e gazit drejtë Europës.

Si përfundim ajo çfarë po bën Putin tani:

Po shkon drejtë një marrëveshje Ukrainë – Rusi.

Po shfajësohet duke fajësuar faktorët e jashtëm për situatën e krijuar në vend.

Dhe së fundmi, ai po pret një mundësi për të vepruar me planet e tij afatgjata!

Por akoma nuk është momenti . . .

 V. TH/ Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?