Kryeministri italian: Jap dorëheqjen nëse nuk ka bashkëpunim politik

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërkuar dje pasdite një takim me mediat plot 1 vit nga marrja e detyrës si kreu i koalicionit qeverisës 5 Yje-Lidhja.

Conte është shprehur se do të japë dorëheqjen nëse nuk ka bashkëpunim mes dy forcave politike.

“Nëse nuk ka bashkëpunim real mes dy forcave politike do të jap dorëheqjen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e tij vjen një javë nga zgjedhjet europiane të 26 majit, rezultati i të cilave ka krijuar në çarje mes forcave të koalicionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitorja e Lidhjes me mbi 34 % të votave, duke u konfirmuar si forca e parë politike në vend dhe humbja e Lëvizjes 5 Yje e cila u kapërcye dhe nga Partia Demokratike e ish-kryeministrit Renzi, ka çuar në ndryshimin e raportit të mazhorancës brenda qeverisë, e krejt i kundërt me atë të një viti më parë pas zgjedheve politike të marsit të 2018./Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?