Kufomat e pavarrosura dhe uji i helmuar shtojnë frikën për kolerë në Mariupol

Në Mariupol, qyteti port i shkatërruar juglindor i Ukrainës tani nën pushtimin rus, frika është zhvendosur nga bombardimet e pamëshirshme në përkeqësimin e kushteve sanitare: ujërat e zeza që derdhen në ujin e pijshëm dhe frika për një shpërthimi kolere,

Të hënën, një nga zyrtarët lokalë të mërguar të qytetit tha se zyrtarët rusë tani në kontroll të Mariupolit po konsideronin vendosjen e një karantine në qytet, ku kufomat e dekompozuara dhe mbeturinat po ndotnin ujin e pijshëm, duke i vënë banorët e mbetur para rrezikut të kolerës dhe sëmundjeve të tjera,raporton CNN.

“Ka bisedime për karantinë. Qyteti po mbyllet në heshtje”, tha këshilltari i kryebashkiakut Petro Andriushchenko, një burim i besueshëm informacioni nga banorët e mbetur në qytet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për mundësinë e shpërthimit të kolerës në Mariupol dhe ka vendosur paraprakisht vaksinat në Dnipro, por nuk është e qartë se si do të arrijnë te banorët. Kolera, një infeksion që shkakton diarre akute, lidhet me aksesin e pamjaftueshëm në ujë të pastër dhe vret dhjetëra mijëra në mbarë botën çdo vit, sipas OBSH-së

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?