FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë?

Marrëveshja e re mes katër liderëve të partive politike në vend parasheh largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe zëvendësimin e tij me një figurë që nuk është përfshirë në afera të ndryshme kriminale, sipas agjencisë së lajmeve INA.

Lidhur me këtë, lideri i LSDM-­së, Zoran Zaev deklaroi se, kryeministër i ri nuk mund të zgjidhet një person që është i përfshirë në materialet e përgjuara të cilat janë publikuar në shtyp. ”VMRO do të propozojë kryeministrin e ri, por ai duhet të jetë njeri i cili nuk është i përfshirë në materialet që publikoi opozita gjithë këto muaj me radhë”, deklaroi Zaev. Me këtë përjashtohen bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit aktual si Mile Janakievski, Zoran Stravrevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe shumë pjesëtarë tjerë të partisë, që ishin përfshirë në materialet e përgjimit publikuar nga LSDM­ja, sipas INA­s. Gjithashtu marrëveshja parasheh që njëri nga tre postet kryesore në shtet ti takojë partisë shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe për këtë vlen parimi i njëjtë, nuk do të pranohen kandidatë të BDI­së që janë pjesë të aferës së përgjimeve. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?