Liderët e rinj të Bashkimit Europian

Ursula Von Der Leyen, pas dështimit të marrëveshjeve të propozuara për kompromis, u shfaq papritur nga hijet si kandidate për postin kyç të BE-së. Ministrja gjermane e mbrojtjes, si gruaja e parë në krye të komisionit, nëse PE-ja do ta aprovojë kandidaturën, mes përgjegjësive të saj do të jenë propozimi i ligjeve të reja evropiane, forcimi i rregullave të bllokut dhe menaxhimi i marrëdhënieve tregtare. Besnike e Angela Merkel dhe pjesëtare e CDU-së që prej 2005. 60 vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve.

Charles Michel, do të jetë belgu i dytë në krye të Këshillit Europian dhe do të përfaqësojë liberalët në institucionet evropiane. Nga viti 2014 ai është kryeministër i Belgjikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Josep Borell, nga radhët socialiste, i cili ka udhëhequr diplomacinë spanjolle që nga viti 2018, do të jetë Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Paraardhësja e tij, Federica Mogherini, është marrë drejtpërdrejt me dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo do të jetë hera e parë që ky funksion, do të mbahet nga përfaqësues i një shteti që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?