Lulëzon kurora e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit, prifti: Shpresë

Disa gjethe e lule të freskëta kanë çelur në degën e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren. Kurora ishte thurrur nga detarët e ishullit dhe u vendos për devotshmëri në këmbët e Krishtit.

Disa gjethe të vogla kishin nisur të dilnin prej saj dhe në periudhën e Krishtlindejve në fund të vitit të shkuar, por fenomeni u përsërit këto ditë madje dhe me disa lule të vogla, çka ka mrekulluar priftin e kishës së portit të Ponza:

”Kjo ngjarje më bën të mendoj, se prej vuajtjes Zoti nis lulëzimin e shëndetit, të paqes dhe jetës. Janë tashmë 4 muaj që ai vazhdon të na dhurojë lule e gjethe. Kjo është një shenjë shprese për ne dhe për të gjithë njerëzimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtin mendim kishin dhe besimtarët si Erika. ”Për atë që beson, kjo është një shenjë që lutjet tona të këtyre ditëve, janë dëgjuar në njëfarë mënyre. Ky është një sinjal i mirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?