Macron: Lufta e Ukrainës është lufta e NATO-s

Samiti i NATO-s në Madrid ka përfunduar dhe liderët botërorë që janë pjesë e aleancës ushtarake kanë ndarë reagimet e tyre.

Gjatë fjalës së tij, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se mbështetja për Ukrainën nuk mund të ndalet.

“Lufta e Ukrainës është lufta e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”,-shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk dëshiron të spekulojë se për sa kohë do t’i duhet mbështetje Ukrainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai i quajti “qesharake” komentet e Putinit për imperializmin e NATO-s, duke shtuar se askush nuk mund të thotë se çfarë do ta bënte presidentin rus t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?