Mali i Zi me masa të reja anti-covid

Qeveria malazeze do të miratojë masa të reja kundër Covid-19, në fillim të javës së ardhshme. Një këshill do të formohet në seancën e dytë të këtij organi, i cili do të jetë përgjegjës për monitorimin e epidemisë, tha ministrja e re e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç-Bojoviç. Ajo gjithashtu njoftoi se do të formohej një komision, i cili do të përbëhej nga ekspertë të lirë nga çdo ndikim politik.

“Në fillim të javës, ne do të propozojmë dhe miratojmë një seri të re masash, të cilat do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe në seancën e dytë të Qeverisë do të formojmë një këshill brenda qeverisë i cili do të jetë i ngarkuar me monitorimin e luftës kundër koronavirusit, i cili do të veprojë në parimin e ekspertizës dhe do të përqendrohet ekskluzivisht në interesat dhe shëndetin e qytetarëve”, tha Jelena Boroviniç-Bojoviç

Masat e miratuara janë në fuqi deri më 8 dhjetor dhe të cilat përfshijnë ndalimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në 5 të mëngjesit, funksionimin e objekteve të hotelerisë dhe dyqaneve deri në orën 18:00, ndalimin e trafikut ndër-qytete gjatë fundjavave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?