FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manuali i ISIS: Ja si të trajtoni dhe përdhunoni skllavet seksuale

Militantët e ISIS duhet të respektojnë rregullat e shkruara në një manual të veçantë për mënyrën se si duhet të sillen me skllavet seksuale. Në dokument shpjegohet me detaje mënyra se si duhet të përdhunohen, rrihen dhe shiten vajzat e kapura rob, pa marrë parasysh nëse janë të rritura, apo vajza të vogla. Mësohet se manuali është ndërtuar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve. Për militantët konsiderohet e ligjshme që një skllave të përdhunohet dhe madje edhe të lihet shtatzënë, menjëherë sapo i ka rënë në dorë, edhe në qoftë se është e mitur. Një skllave seksi e moshës 40-50 vjeç mund të blihet deri në 35 euro, ndërsa vajzat e vogla që janë më pak se 9 vjeç blihen deri në 130 euro. Më shumë se 5 mijë femra janë rrëmbyer nga ISIS dhe mes tyre ka edhe shumë fëmijë që mbahen si skllave seksuale. Shumica janë të komunitetit Jazidi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?