FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, rreth 64% e qytetarëve përgjohen nga shërbimet sekrete

 Sipas anketës, 63.6% mendojnë se shërbimet sekrete i përgjojnë komunikimet ndër-njerëzore të personave që i konsiderojnë si kundërshtarë, ndërsa 16.3% që nuk besojnë se kjo ndodh si dhe 20.1% të banorëve mbeten neutralë në lidhje me këtë çështje.

Në pyetjen se a e thonë lirisht mendimin e tyre banorët e Maqedonisë, 53% mendojnë që jo dhe arsyeja kryesore për këtë është nga frika mos të kenë pasoja ata dhe familja e tyre (81.3%  mendojnë kështu).

“Perceptimi për ekzistimin e frikës në shoqëri rritet te personat më të arsimuar. Thuajse dy të tretat e njerëzve me arsim të lartë mendojnë se banorët e Maqedonisë nga frika nuk flasin publikisht”, theksoi Lupço Petkovski nga QMEE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë (57.7%) besojnë se qeveria ka të dhëna për kë kanë votuar ata. Madje një numër i lartë i banorëve 73.4% besojnë se protesta spontane në vend nuk ka por ata janë të nxitura nga qendra të ndryshme të fuqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anketa është realizuar në mënyrë telefonike nga OJQ “Reaktor” në periudhën prej 25 shkurt-19 mars 2014.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?