FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masat e Francës kundër terrorizmit

Franca ka urdhëruar prokurorët në të gjithë vendin të godasin gjuhën e urrejtjes, anti-semitizmit dhe lëvdatat për terrorizmin dhe ka njoftuar sot se ka dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme për të punuar më afër koalicionit kundër militantëve të ISIS, të kryesuar nga SHBA-të.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë javës së fundit, 54 persona janë arrestuar për gjuhën e urrejtjes dhe mbrojtjen e terrorizmin.

Pas sulmeve terroriste që vranë 20 persona në Paris javën e kaluar, duke përfshirë tre autorët e armatosur, Presidenti francez Francois Hollande tha se situata “justifikon prezencën e aeroplanmbajtëses sonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga terroristët deklaroi se ishte besnik ndaj grupit të Shtetit islamik. Franca tashmë po kryen sulme ajrore kundër grupit ekstremist në Irak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?