Mbi 85 000 raste, 1 200 viktima nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar me mbi 85 000 raste infektimi në SHBA dhe të paktën 1 200 viktima.
Këto janë të dhënat më të fundit mbi përhapjen e epidemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është shndërruar në vendin me numrin më të madh në botë të pacientëve, që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Epiqendra mbetet qyteti i New Jork-ut ku kanë vdekur 385 persona dhe ka mbi 23 100 raste.
Por, ka edhe qytete si Detroit dhe Chicago që janë të shqetësuara për shpërthime të rrezikshme të infeksionit.
Në Michigan, në një javë numri i të infektuarve kaloi nga 350 në 3000 raste. Ndërsa është gjithashtu në alarm të kuq edhe Los Anxheles dhe New Orleans.
KOHA JONË SONDAZH

