FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel: S’do t’ia anulojmë borxhin Greqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nuk do të ketë asnjë anulim të borxheve të Greqië, duke shtuar se bankat dhe kreditorët kanë bërë tashmë shkurtime të konsiderueshme.

“Ka pasur falje vullnetare të borxhit nga kreditorët privatë. Bankat po ashtu kanë zbritur miliarda nga borxhi i Greqisë”, ka thënë Merkel për mediat gjermane. Greqia ka një borxh prej 315 miliardë eurosh, përkatësisht rreth 175 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

Qeveria e re greke, e udhëhequr nga Alexis Tsipras, ka thënë se do të ndalojë shkurtimet buxhetore, që janë kusht për marrjen e kredisë nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri grek i Financave ka thënë po ashtu se nuk do të bashkëpunojë më me kreditorët nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?