FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Brendshëm italian: Në Itali, 53 xhihadistë

"Në Itali ndodhen 53 luftëtarë xhihadiste, e dimë identitetin e tyre dhe ne e dimë se ku janë ata", tha  ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano.

Ministri shtoi se kjo nuk do të thotë se ata janë shtetas italian, por që kanë kaluar nga Italia në nisje apo kthim për në vendet e luftës.

Ministri nënvizoi se bëhet fjalë për qytetarë me pasaporta evropiane që zgjedhin t’i bashkohen forcave ushtarake të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Ne kemi përgatitur një projektigj për të goditur luftëtaret islamike", shpjegoi ministri Alfano.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Ne synojmë të godasim ata që duan të shkojnë për të luftuar në teatrin e luftës, jo vetëm rekrutuesit. Ne duam të ushtrojmë një kontroll më të fortë përmes ligjit mbi këta persona, për të vepruar edhe ndaj veprimtarive të tyre në faqet online që përdoren për radikalizëm”, tha ministri Italian.

"Por duhen ndarë kriminelët, të cilët vepruan në Paris një ditë më parë, nga feja”, theksoi ministri.

Është tjetër gjë besimi dhe një tjetër është mbajtja peng e Zotit për qëllime kriminale. Ata që veprojnë në këtë mënyrë me pretekstin e fesë, janë kafshë", komentoi Alfano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?