Momenti i frikshëm kur vendi goditet nga tërmeti me magnitutë 7.1 ballë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kaliforninë Jugore për herë të dytë brenda pothuajse dy ditëve.

Tërmeti me magnitudë 7.1 goditi rreth 11 kilometra nga Ridgecrest, qyteti në Kern County, që ndodhej shumë afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 6.4 që u ndje të enjten.

Ndërsa ‘United States Geological Survey’ njoftoi se tërmeti kishte qenë 7.1 ballë, Agjencia Europiane Sizmologjike e Mesdheut, nga ana tjetër tha se tërmeti ishte me një magnitudë 6.9 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëkundjet e fuqishme të tokës kanë shkaktuar dëme të shumta dhe panik tek qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërmeti ishte aq shumë i fuqishëm, sa filloi të krijonte dallgë edhe nëpër pishina duke e derdhur ujin.

Në momentin që filluan të ndihen lëkundjet, Juan Fernandez dhe Sara Donchey, ndodheshin në transmetim direkt nga studiot e CBS në Los Angeles.

Nëse matjet e bëra nga ‘United States Geological Survey’ rezultojnë të sakta, ky do të ishte tërmeti më i fuqishëm që Kalifornia Jugore ka kaluar në 20 vite.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?