“Mushkë droge”, piloti i Presidentit kapet me 39 kile kokainë në avion

Piloti i ekuipazhit të Presidentit brazilian, Jair Bolsonari, është arrestuar pasi është kapur me lëndë narkotike në Spanjë, ditën e djeshme.

Vetë Presidenti e quajti pilotin e tij një “mushkë droge”.

I dyshuari ishte pjesë e ekuipazhit të Presidentit në udhëtimin për në Japoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u kap me 39 kilogramë kokainë.
Lajmin e dha për mediat zëvendës-Presidenti Hamilton Mourao, në një takim me mediat në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mourao tha:

Duke parë sasinë e drogës që transportonte, normalisht nuk është se e kishte blerë tek cepi i rrugës dhe e kishte sjellë me vete, apo jo?”
Ditën e djeshme u bë me dije se policia spanjolle arrestoi një nga anëtarët e ekuipazhit të Brazilian Air Force, i cili kishte tre çanta plotë me kokainë në avionin ushtarak që zbarkoi në Sevijë.

Brazil's President Jair Bolsonaro plane is seen at Osaka airport today. The pilot was flying Bolsonaro to the G20 when he was arrested on a stopover in Spain

Sipas policisë, piloti u kap disa orë para se Presidenti Jair Bolsonari të ndalonte në Spanjë. Një zëdhënës i policisë vendase bëri me dije se oficerët zbuluan çantat me 39 kg drogë të ndara në tre pjesë në një valixhe, të cilat ishin futur në avion teksa Presidenti priste të vijonte udhëtimin në Tokio.

Brazilian Air Force tha në një deklaratë për shtyp se piloti u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe çështja do të vijojë të ndiqet nga policia vendase.

Bolsonaro (pictured) said he had been informed of Tuesday's arrest by the defense minister

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?