Myslimani hero që shpëtoi 6 pengje në supermarket

Pak orë pasi mbaroi makthi i rrëmbimit në supermaketin në zonën e ‘Porte de Vincennes’ në Paris kanë nisur të tregohen edhe orët e tmerrit, nga protagonistët.

Mes tyre ka qenë edhe 24-vjeçari Lassana Bathily emigrant nga Mali dhe me besim mysliman, i cili ka qenë i punësuar në supermarketin e marrë peng.

Por për personat që ishin brenda supermarketit ai është përshkruar si hero, pasi arriti të fshihte dhe shpëtonte 6 prej pengjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas rrëfimit të një pengu për BfmTv, në momentin që rrëmbyesi Amedy Coulibaly hyri në supermarket duke qëlluar, shitësi mysliman e kuptoi që rrezikoheshin klientët. Ai vendosi të ndihmojë kë pati mundësi duke i fshehur nëpër dhomat frigoriferike të dyqanit. Ka fikur dritat dhe impiantet e ftohjes. Madje ka qenë ai i pari që ka telefonuar policinë për marrjen peng të supermarketit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të orëve të tëra në robëri, ishin 6 klientët që e kanë përqafuar dhe falënderuar të riun. Ai është kthyer tashmë në hero dhe simbol në Paris. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?