NATO vret tre mjekë në Afganistan, gabon objektiv

Tre mjekë të Mjekëve  pa Kufij kanë mbetur të vrarë nga një bombardim ndaj spitalit të Kunduz, qytet afgan nën kontrollin e talibanëve dhe prej ditësh arenën e luftimeve me forcat e sigurisë së qeverisë. Nga ky sulm 30 persona të tjerë rezultojnë të humbur.

Bombardimi në spitalin e Kunduz është një sulm i gabuar i avionëve të NATO-s, shkruan agjencia e lajmeve Pajhwok. Forcat amerikane kanë bërë një sulm ajror natën e kaluar mbi qytetin e Kunduzit, që “mund të ketë shkaktuar dëme të mëdha të një ndërtese mjekësorë në qytet”, thotë një zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, koloneli Brian Tribus.

Talibanët kanë dënuar “sulmin e egër” nga ana e forcave amerikane mbi një spital civil në Kunduz City, ku “janë martirizuar dhjetëra mjekë, infermierë dhe pacientë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?