Ndodh çudia/Prej pandemisë Toka po dridhet më pak

Edhe pse në raste pandemish nuk ka lajme pozitive, duket se këtë herë kemi diçka pro tokës. Në të gjithë botën, sizmologët po vëzhgojnë shumë më pak zhurmë, pra dridhje të krijuara nga makinat, trenat, autobusët dhe njerëzit. Në mungesë të asaj zhurme, korja e sipërme e Tokës po lëviz pak më pak.

Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, thotë se po sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.

Nga ana tjetër, ulja e zhurmës ka pasur një efekt veçanërisht interesant në Bruksel: Lecocq dhe sizmologët e tjerë janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike, që disa stacione sizmike nuk do t’i kishin regjistruar. Stacionet sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse zhurma e zvogëluar e njeriut e bën më të lehtë marrjen e dridhjeve delikate në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?