Në prag të 100 vjetorit, veterani i luftës mbledh 1.5 milion paund për punonjësit e shëndetësisë
Një veteran lufte ka arritur të mbledhë 1.5 milion paund për të ndihmuar punonjësit e shëndetësisë.
99 vjeçari, e ndërmori këtë nisëm me qëllimin për të mbledhur sa më shumë fonde, të cilat do të ishin kontributi i tij ndaj NHS në prag të 100 vjetorit.Kapiteni Tom Moore tha që ishte mirënjohës për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) për trajtimin që ka marrë prej tyre dhe dontë të bënte diçka për të treguar mirënjohjen e tij.
Moore, i cili do të mbush 100 vjeç në 30 prill, shpresonte të arrinte shifrën prej 500.000 paund dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë që kjo shifër do të trefishohej. Fushata e tij e bamirësisë është bërë virale dhe ka tërhequr shumë vemendje.
Veterani, i cili ka shërbyer në Azi gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha:
Unë kam vetëm një mënyrë për të parë gjërat. E nesërmja, do të jetë një ditë e mirë. Me këtë frymë duhet të jetojmë të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

