FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëse dini gjuhën, në Danimarkë mund të fitoni azil

Danimarka paralajmëron emigrantët dhe refugjatët potencialë për ashpërsim masash.

Në reklamat e vendosura së fundmi, në disa gazeta libaneze, tre arabe dhe në një të përditshme në anglisht, shteti danez tregon kushtet shtesë për të përfituar leje-qëndrimi.

Reklamat tregojnë se Danimarka i ka shtrënguar masat ndaj emigrantëve, sikundër edhe ka përgjysmuar përfitimet sociale për refugjatët që kanë mbërritur së fundmi. Po ashtu, ribashkimi familjar për ata që kanë leje të përkohshme qëndrimi atje nuk mund të bëhet gjatë vitit të parë të qëndrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes këtyre reklamave, ata që duan të emigrojnë për azil në Danimarkë, qartësohen se do t’u kërkohet të flasin dhe të kuptojnë gjuhën daneze, si kusht për të siguruar lejen e qëndrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëherësh, ato paralajmërojnë se të gjithë ata, të cilëve iu është refuzuar azili, duhet të largohen menjëherë nga Danimarka.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?