FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“New York Times”: “Çmenduri” idea europiane për “censurimin” e internetit

Dymbëdhjetë ministra të brendshëm të BE-së, përfshirë ata të Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe, u mblodhën në Paris në fillim të kësaj jave, dhe bënë me dije se do të kërkonin të survejonin e censuronin komunikimin në Internet në mënyrë që të parandalonin sulme terroriste.

Ata i kanë bërë apel ISP-ve (Internet Services Providers) që të identifikojnë e të filtrojnë mesazhe online që nxisin urrejtje apo planifikojnë akte terroriste. Madje, britaniku David Cameron sugjeroi që të ndaloheshin ato shërbime të Internetit që nuk do të ndihmonin qeverinë të monitoronte të gjitha chat-et e mesazhet e kriptuara (ai ka kërkuar nga kompanitë WhatsApp dhe Snapchat që të krijojnë dyer të pasme në shërbimet e tyre, nëpërmjet të cilave shërbimet sekrete do kenë mundësi të monitorojnë bisedat midis përdoruesve).

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja amerikane New York Times e ka qortuar këtë qasje si një gjë që edhe vë në rrezik liritë civile të njerëzve, edhe nuk luan ndonjë rol kushedi se çfarë në luftën kundër terrorismit islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?