Nis gjyqi ndaj Strauss­ Kahn: Më pëlqejnë orgjitë, por s’e dija që ishin prostituta

Personi që dikur shihej rival i mundshëm ndaj ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy doli sot në gjyq, nën akuzat për “qëndrime tepër të ulëta”.

Dominique Strauss ­Kahn, ishte drejtor Ekzekutivi i FMN­-së, por karriera e tij mori fund katër vjet më parë, kur një punonjëse shërbimi në një hotel të Nju Jorkut e akuzoi atë për sulm seksual në dhomën e hotelit ku ai qëndronte.

Strauss ­Kahn u detyrua të jepte dorëheqjen nga FMN-­ja, pas akuzave të punonjëses së hotelit, edhe pse prokurorët e Nju Jorkut hoqën dorë nga ndjekja penale ndaj tij në Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqi ndaj tij filloi sot në Lille në veri të Francës, nën akuzat për organizimin e mbrëmjeve të shfrenuara seksuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Francë, ligji nuk ndalon të paguash para për seks, por është kundër përdorimit të prositucionit si biznes.

Strauss­ Kahn pranoi se i pëlqejnë orgjitë, por ai thotë se nuk e dinte që gratë në mbrëmje të tilla ku ai kishte marrë pjesë në Lille, Bruksel, Paris dhe Uashington ishin prostituta dhe se ai nuk ka qenë organizatori i tyre.

Strauss­ Kahn mund të dënohet me deri 10 vjet burg dhe me një gjobë deri në 1.7 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?