Një anëtar i ekuipazhit në anijen-spital rezulton pozitiv me koronavirusin, nuk dihet “fati” i personave në bord
Një anëtar i ekuipazhit në anijen Mercy Hospital raportohet të ketë rezultuar pozitiv për koronavirusin. Anija me 1000 shtretër e Marinës ndodhet në Portin e Los Anxhelosit duke ndihmuar në trajtimin e pacientëve jo-COVID nga zona e Los Angeles.
Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin marinari dhe nëse ndonjë anëtar tjetër i personelit mjekësor në anijë është infektuar. Lajmin e ka bërë të ditur Joe Pfaff, zëdhënës i anijes-spital, shkruan abcnews.al
Sa i përket të infektuarit, ai raportohet të jetë i izoluar në anije dhe së shpejti do të transferohet në një strukturë izolimi jashtë saj.
Anëtari i ekuipazhit nuk ka qenë në kontakt me pacientët, tha toger Andreë Bertucci, zëdhënës i marinës në bordin e anijes.
Ai shtoi:
“Anija po ndjek protokollet dhe po merr çdo masë paraprake për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë anëtarëve të ekuipazhit dhe pacientëve në bord. Anija spitalore ndjek procedurat e kontrollit të infeksionit, ashtu si çdo spital civil në bregdet.”
Qëkur mbërriti në Portin e Los Angeles më 27 Mars, Mercy Hospital ka trajtuar 30 pacientë. Që nga e mërkura, në anije ndodhen ende 12 pacientë. Të gjithë pacientët në bordin e kësaj anijeje janë testuar për Covid-19 përpara se të transferoheshin në spitalin e përkoshëm.
KOHA JONË SONDAZH

