Pandemia e koronavirusit, rrezikon 50 milionë vende pune

Në rrezik nga pandemia e koronavirusit, janë mbi 50 milionë vende pune në sektorin e turizmit dhe udhëtimeve. Lajmin e bën të ditur Këshilli i Udhëtimit dhe Turizmit Botëror (WTTC). Sipas Këshillit, udhëtimet globale do të ulen me 25% për vitin 2020, ose e thënë ndryshe do të mungojnë 3 muaj udhëtimi në të gjithë botën. Kjo mund të çojë në uljen e punësimit me 12-14%. Gloria Guevara, Presidente dhe drejtore ekzekutive e WTTC, tha se ”Shifrat tona tregojnë ndikimin që do të ketë në udhëtim dhe turizëm pandemia Covid-19. Analizat tona thonë se janë në rrezik rreth 50 milionë vende pune në të gjithë botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?