Papa Françesku pas gjysmë shekulli pajtoi Shtetet e Bashkuara dhe Kubën
Papa Françesku ka luajtur rol të madh në finalizimin e marrëveshjes për marrëdhënie të reja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës, për herë të parë pas 53 vitesh.
USA Today, raporton se Papa i ka shkruar një letër presonale Presidentit Obama, diçka që ai nuk e ka bërë asnjëherë më parë, dhe një letër tjetër ia ka shkruar Presidentit të Kubës, Raul Kastro.
Në letrat që u janë dërguar dy liderëve, u është bërë thirrje që "të flasin për përgjegjësinë e interesave të përbashkëta në lidhje me humanitetin, përfshirë edhe të burgosurit e të dyja palëve".
Vatikani gjithashtu ka konfirmuar se ka pranuar delegacione të të dyja palëve në tetor dhe ka luajtur rol kyç në rivendosjen e dialogut.
(Marre nga Express)