Parashikimi për fituesin e zgjedhjeve në Greqi

Partia e ekstremit të majtë në Greqi, Syriza, është fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 25 janar.

Të paktën, ky është parashikimi i 12 sondazheve të orëve të fundit,s i dhe i një studimi statistikor në Universitetin e Maqedonisë.

E përditshmja greke, "Kathimerini" ka llogaritur një mesatare të 13 sondazheve dhe ka nxjerrë se Syriza do të marrë 29.5 për qind të votave, Demokracia e re, 25.7 për qind, To Potami, 6 për qind, Agimi i artë, 5.2 për qind, KKE 4.8 për qind dhe PASOK, 4 për qind. Ndërsa, 10.9 për qind e grekëve, janë shprehur të pavendosur.

Nisur nga sondazhet, gazeta vëren se Syriza do ta ketë të vështirë të qeverisë e vetme.

SHKARKO APP