FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parisi u bllokua sot nga traktorët (Foto)

 

Fermerët francezë kanë protestuar në Paris duke i kërkuar Qeverisë të bëjë më shumë për zgjidhjen e krizës që ka pushtuar sektorin e mishit dhe qumështit. 1 500 traktorë vërshuan në rrugët e Parisit, duke shkaktuar kaos dhe trafik në kryeqytetin francez.Kjo protestë pason një sërë të tjerash të organizuara gjatë muajve të verës nga fermerët pas uljes drastike të çmimeve të produkteve bujqësore.

Qeveria njoftoi një paketë ndihme në korrik, por sindikata më e madhe e fermerëve të Francës thotë se masat janë të pamjaftueshme për të ndihmuar fermerët dhe pasojat me të cilat ata përballen pas embargos ruse mbi produktet perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata gjithashtu shohin si problem afatgjatë konkurrencën e lirë e të pandershme nga të huajt dhe fuqinë negociuese me supermarketet .

Swiss Digital Mobile Reklama

Franca ka gjetur pak mbështetje nga anëtarët e tjerë të BE'së në Evropën Jugore për masa shtesë për të ndihmuar fermerët e qumështit, duke pasur parasysh rënien drastike të tregut

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?