Përleshje vdekjeprurëse mes protestuesve dhe policisë në Sudan
Forcat e sigurimit sudanez janë përplasur me protestuesit pro-demokracisë jashtë selisë ushtarake në kryeqytetin Khartoum.
BBC raporton se sipas burimeve nga uniformat e bardha janë vrarë të paktën 8 persona.
Ndërsa raportohet se janë përdorur municionet ndaj protestuesve. Vendi qeveriset nga një Këshill Ushtarak i Përkohshëm (TMC) që kur Presidenti Omar al-Bashir u rrëzua gjatë një grushti shteti në prill.
Këshilli mohoi përdorimin e forcës për të ndalur protestat.
Protestuesit kanë kërkuar që një qeveri civile të marrë përsipër drejtimin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

