Përmbytje në Itali, stuhi shiu dhe bore (VIDEO)

Afërsitë e qytetit të Modenas në Italinë veriore janë përmbytur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka shkaktuar daljen e lumit Panaro nga shtrati i tij.

Erëra të forta, stuhi reshjesh shiu dhe dëbore kanë qenë shkaku i rritjes dhe fryrjes së nivelit të ujit, gjë që kanë përmbytur rrugët dhe fushat përgjatë lumit.

Njësitë e emergjencave civile kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ka pasur probleme më të mëdha për të ndihmuar qytetarët që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, si dhe për të ndihmuar ato persona të bllokuar në mjediset e brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brigada e zjarrfikësve me anë të një gomoneje ka arritur të shpëtojnë jo vetëm qytetarë, por edhe disa kafshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?