Përmbytje në Japoni, kërkohet evakuimi i 800 mijë personave

Thuajse 800 mijë persona në tre qytete japoneze iu është dhënë urdhër për evakuiim të mënjëhershëm për shkak të shirave të dendur. Një grua e moshuar ka humbur jetën në qytetin Kagoshima pasi shtëpia e saj u përfshi nga rrëshqitja e dheut.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është shprehur se tre qytetet në fjalë duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur jetën e tyre. Ai shtoi se janë vënë në dispozicion 14 mijë punonjës të forcave mbrojtëse të Japonisë. Sakaq, meteorologët janë shprehur se shirat do të vijojnë edhe javën e ardhshme. Japonia përfshihet zakonisht nga shira të dendur nga fillimi i qershorit deri në fund të korrikut. Korrikun e kaluar 200 persona humbën jetën në perëndim të Japonisë, teksa vendi përjetoi përmbytjet më të mëdha ndër dekada, që prej viit 1982.

Rreth 2 milion persona u evakuuan dhe mbi 70 mijë punonjës të emergjencës u vunë në dispozicion pas rreshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?