Përshkallëzim i tensioneve SHBA – Iran? Izraeli: Po përgatitetmi

Izraeli është duke u përgatitur për një përfshirje të mundshme ushtarake, në ndonjë përshkallëzim të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, tha të martën ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz. “Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë, dhe kështu shteti i Izraelit vazhdon të përkushtohet në ndërtimin e fuqisë së tij ushtarake në rast se do t’i duhet t’i përgjigjet skenarëve të përshkallëzimit”, tha Katz.

Raportet mes Iranit dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më shumë, pasi të hënën u njoftua se, Teherani ka shkelur marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, nga e cila është tërhequr SHBA-ja në vitin 2018. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se Irani tani kishte tejkaluar kufirin në rezervat e uraniumit të pasuruar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se “Irani po luan me zjarrin”, përderisa presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Iranit të “zvogëlojë menjëherë” rezervat me uranium të pasuruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Izraeli ka inkurajuar administratën e presidentit Trump të shtyjë përpara me sanksione, duke parashikuar që Teherani do të rinegociojë një marrëveshje bërthamore më kufizuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?