Po zhduken dorezat, flet prodhuesi më i madh në botë
Për shkak të masave të marra për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, prodhuesit malajzianë kanë ulur kapacitetet e tyre prodhuese. Prodhuesi më i madh në botë, Kompania “Top Glove Corp. BHD”, deklaroi se kërkesat e SHBA-së dhe Europa tejkalojnë kapacitet prodhuese. Malajzia ka kufizuar lëvizjen në të gjithë vendin, duke urdhëruar pjesën më të madhe të bizneseve të qëndrojnë mbyllur, ndërsa u kërkon pjesës tjetër të punojnë me staf të reduktuar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme te COVID-19.
Qeveritë në mbarë botën janë dukë bërë përpjekje të dëshpëruar për të siguruar materiale mjeksore të tilla si maska, doreza, ventilator etj, pasi personeli mjekësor në vijën e parë përballet me mungesa të pajisjeve bazë mjekësore. Sipas Shoqatës Malajziane të Prodhuesve të Dorezave, drejtues të kompanive prodhuese do të takohen me zyrtarë të lartë të Ministrisë të Tregtisë, për të kërkuar miratim që fabrikat e tyre të punojnë me staf të plotë.
Presidenti i shoqatës, Denis Low deklaroi se industria malajziane furnizon rreth 67% të tregut botëror, me një sasi vjetore prej 345 miliard njësi. Ai gjithashtu u shpreh se edhe nëse punohet me kapacitet të plotë, kërkesat e ditëve të sotme janë dyfish me të larta se kapacitet prodhuese.
KOHA JONË SONDAZH

