Policia turke sekuestron materialin 18 gram me vlerë 72 milionë dollarë
Policia turke arrestuar në flagrancë pesë persona për kontrabandën e një substance shumë radioaktive që përdoret në reaktorë të energjisë bërthamore. Sasia prej 18.1 gramësh u gjet e fshehur në një makinë nën një shkop ingranazhi e mbështjellë me një qese. Kjo sasi llogaritet të jetë me vlerë 72 milionë dollarë.
Materiali për të cilin bëhet fjalë është ‘Kaliforniumi’, i cili ka marrë emrin pas vendit ku u sintetizua në vitin 1950 – një laborator në Universitetin e Kalifornisë. Përveç se përdoret për të prodhuar armë dhe reaktorë bërthamorë, elementi gjithashtu ka një gamë përdorimesh në jetën civile. Ai mund të përdoret si pjesë e detektorëve metalikë dhe në trajtimin e kancerit, si dhe operacionet e minierave të naftës, argjendit dhe arit. Megjithatë, substanca është shumë e rrezikshme dhe prodhimi, shpërndarja dhe transporti i saj është i kufizuar. Aktualisht, vetëm SHBA dhe Rusia mund të sintetizojnë izotopin.
Kjo nuk është hera e parë që policia turke ka raportuar një sekuestrim të kaliforniumit. Në mars të vitit të kaluar, policia e Ankarasë tha se kishin kapur një sasi prej 1.4 kg të së njëjtës substancë në një makinë pas një kontrolli. Më vonë doli të ishte një alarm i rremë, pasi sasia më vonë u zbulua se nuk kishte asnjë gjurmë të materialit bërthamor ose radioaktiv.
Pesë të dyshuarit u arrestuan gjatë kontrollit dhe substanca u dërgua në Agjencinë Turke të Energjisë Atomike (TAEK) për një analizë të detajuar.
Turkish police in the Black Sea region seize 18.1 grams of radioactive californium, an element used in nuclear weapons and reactors, worth around $72 million and held five suspects pic.twitter.com/qDNwqLEblO
— TRT World Now (@TRTWorldNow) July 6, 2019
KOHA JONË SONDAZH

