Presidenca e radhës e BE, Finlanda mendon për Ballkanin

Për gjashtë muajt e ardhshëm, Finlanda mban presidencën e radhës në BE. Si prioritet të presidencës, finlandezët vendosin klimën por nuk harrojnë edhe Ballkanin. Kryeministri social-demokrat Antti Rine, i cili qeveris në koalicion me të gjelbërit, kërkon mobilizim më të madh kundër ngrohjes globale. Koha për zgjidhje është tani, ka thënë lideri i ri finalndez, duke i kërkuar BE-së që të flasë me një zë për këtë çështje.

Nëse do të dëgjoheshin finlandezët, Bashkimi Europian duhej të binte në ujdi për të ndaluar emetimet e gazrave karbonike deri në 2050. 24 vende kanë rënë dakord, por mbeten për t’u bindur shtetet e Europës Lindore.

Rinne ka thënë gjithashtu se do të kërkojë që premtimet e bëra për hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të kthehen në data konkrete: “Finlanda ka qenë gjithmonë një mik i zgjerimeve”. Shteti neutral është bërë pjesë e BE-së në vitin 1995, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe riorganizimit të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?