Presidenti kinez paralajmëron mundësinë e një vale të dytë të infeksionit COVID-19

Presidenti kinez, Xi Jinping paralajmëroi rrezikun e një vale të dytë të infeksionit në vend nëse pandemia globale do të vazhdojë të përhapet, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Në një takim me grupin e vendinmarrjeve të rëndësishme të partisë komuniste në Kinë, të mërkurën, Xi tha se mes presioneve në rritje në ekonominë globale, “faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt” po rriten.

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë është nën kontroll me përjashtim të disa rasteve të transmetimit të infeksionit apo vdekjeve në javët e fundit. Të mërkurën, epiqendra e shpërthimit të infeksionit, Wuhan, përfundoi zyrtarisht izolimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërkohë vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rifillimin e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror “, Xinhua citon të ketë thënë presidenti kinez, Xi

Swiss Digital Mobile Reklama

XI u ka bërë thirrje autoriteteve kineze të vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe të parandalojnë ringjalljen e shpërthimit në shtëpi, (Kinë), raportoi Xinhua, citon CNN.

Aktualisht në të gjithë botën numërohen mbi 1.5 milionë të infektuar dhe mbi 88 mijë të vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?