FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prodi: Greqia nuk duhet të bëhet Sarajeva e BE-së

Çfarëdo lloj përfundimi që të ketë referendumi, dëmi i një daljeje të Greqisë nga zona euro do të jetë shumë i madh, deklaroi në një intervistë për gazetën ”La Repubblica”, ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.

”Nëse e gjithë bota, nga Obama te kinezët, vazhdon të përsërisë se duhet gjetur një zgjidhje, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ide të shpërndarë gjithandej të një katastrofe që duhet mënjanuar me çdo kusht”, theksoi ai.

”Athina nuk do ta fundosë euron nëse nuk gjendet një zgjidhje. Por, rreziku është real. Pikërisht se kriza është kaq e vogël, një dështim do të ishte i turpshëm”, tha Prodi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Një institucion që nuk arrin të qeverisë një problem kaq të vogël si Greqia, çfarë besimi mund t’i japësh për një problem më të madh”, pyet Prodi.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Dalja e Greqisë nga eurozona nuk do të jetë më shumë një problem ekonomik sesa një plagosje e besueshmërisë politike të Evropës. E shoh të mundur një kompromis. Dua të shoh sesi Merkel, Juncker apo Lagarde mund të marrin përgjegjësinë për ta lënë Greqinë jashtë euros. Irracionaliteti i historisë është përherë një kurth. Edhe Lufta I Botërore shpërtheu nga një incident i vogël. Por, dua të shpresoj që Athina të mos shndërrohet në Sarajevën tonë”, thekson për gazetën ”La Repubblica”, ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?