Publikohen pamjet e sulmit me armë në Oslo gjatë ditës së djeshme (VIDEO)

Mediat norvegjeze kanë publikuar pamjet e sulmit tragjik me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Oslo.

Pamjet tregojnë momente kur personi i armatosur qëllon me armë ndaj njerëzve të pranishëm në rrugën përballë London Pub, i frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQ plus.

Të shtënat i morën jetën 2 personave dhe plagosën 21 të tjerë, ndërsa siç duket në filmime ngjallën panik mes të pranishmëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Zainar Matapur, 42-vjeç, një ekstremist islamik. Hetuesit thanë se ndaj autorit janë ngritur akuza për terrorizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama
OSLOATTACKEN 24/6 2022

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?