Putin akuzon Perëndimin: Shkaktarët e krizës në Ukrainë

Për presidentin rus Vladimir Putin, krizën e Ukrainës e shkaktoi Perëndimi. Deklarata e shefit të Kremlinit, e bërë në kohën kur është duke peshuar propozimin franko-gjerman për fundin e luftimeve mes forcave të Kievit dhe rebelëve pro-rusë, tregon se negociatat nuk kanë për të qenë të lehta. 

Palët duken të gjitha tepër të vendosura në pozicionet e tyre. Blloku perëndimor i shkeli premtimet për moszgjerimin e NATO-s dhe i detyroi shtetet të zgjidhnin mes tij e Rusisë, tha Putin për gazetën egjiptiane al-Ahram. Ka pasur përpjekje për t’i shkulur Rusisë shtete që kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjektik, këmbëngul ai, e për t’i shtyrë drejt një zgjedhjeje krejtësisht artificiale. 

“I kemi paralajmëruar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë mbi pasojat e ndërhyrjeve të tyre në çështjet e brendshme të Ukrainës, por nuk e dëgjuan mendimin tonë. Shkuan deri aty sa të mbështesnin një grusht shteti në Kiev”, theksoi Putin.
 
Me pohimin e fundit, Putin iu referua përmbysjes së ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç vitin që shkoi. Ai humbi pushtetin në mesin e valës së protestave popullore që shkaktoi vendimi i liderit pro-Moskës për të hequr dorë nga marrëveshja tregtare me Bashkimin Europian. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas arratisë së Janukoviçit, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në lindje të Ukrainës plasi kryengitja e separatistëve që kërkojnë kontroll të plotë të rajoneve Donjeck e Luhansk. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Luftimet në këto zona kanë marrë që prej prillit 5.300 jetë njerëzish.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?