Putin: Kriza ekonomike do të zgjasë vetëm dy vjet

Presidenti rus, Vladimir Putin, vlerësoi sot se Rusia, që po kalonte krizën e saj monetare më të rëndë që prej vitit 1998, në rastin më të keq do të rifillonte rritjen ekonomike për dy vjet. “Një dalje nga kriza është e pashmangshme, fillimisht sepse ekonomia botërore vazhdon të rritet”, shpjegoi presidenti në hapje të konferencës vjetore për shtyp para më shumë se 1 000 gazetarëve. “Në skenarin më të keq të mundshëm për arenën ndërkombëtare, situata mund të zgjasë dy vjet, por ajo mund të rregullohet edhe më shpejt”, deklaroi ai. “Ne do të përdorim masat që ngritëm me sukses në vitin 2008″, gjykoi ai duke vlerësuar gjithashtu një rritje afat gjatë të rublës. Presidenti Putin, në nivelet më të larta të popullaritetit, garantoi se programet sociale do të mbahen, por qeveria është gati të reduktojë disa shpenzime buxhetore në funskion të evoluimit të situatës. Pas fjalëve të para të Putinit, një dollar shkëmbehej me 63,1 rubla dhe një euro me 77,96 rubla. Ajo ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit, për shkak të sanksioneve të lidhura me krizën ukrainase dhe rënien e çmimit të naftës.

SHKARKO APP